-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do të ta kryej unë për qejf”, biznesmeni do paguante 120 mijë euro për vrasjen e Kleant Musabelliut

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ndaj Kleant Musabelliu, i cili dyshohet se u porosit nga biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Sipas dosjes së SPAK, të siguruar nga Panorama TV, porositësi i atentatit do paguante nga 100 deri në 120 mijë euro për ekzekutimin e tij.

Në dosje thuhet se Pëllumb Gjoka kontraktoi me Behar Brajoviç, duke i kërkuar t’i gjente vrasës me pagesë për të marrë përsipër atentatin.

Fillimisht janë organizuar 6 persona nga Kosova dhe Serbia për vrasjen e Kleant Musabelliu, por kur gjërat kanë ndryshuar dhe në lojë është futur, Ervis Martinaj.

Sipas dosjes, autorët kanë aplikuar metodën “me ndërrim” me Ervis Martinaj.

Behar Brajoviç do të vriste Gjin Boriçi (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt. Ndërsa ky i fundit se do të ekzekutonte Kleant Musabelliun, menjëherë pas vrasjes së Gjin Boriçi (Ndoj).

Por kush ka qenë roli i Klaodor Hakës?

Në dosje përshkruhet se Klaodor Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacionit në lidhje me lëvizjet, kontaktet, vendbanimin, ndjekje dhe çdo të dhënë tjetër me interes për Kleant Musabelliu. Fillimisht ishte porositur nga Pëllumb Gjoka, dhe në vijimësi nga Behar Brajoviç.

Ish-polici Edmond Preka duke qenë një person shumë i afërt i Pëllumb Gjokës ka pasur dijeni për çdo planifikim për vrasjen e shtetasit Kleanthi Musabelliu dhe ka kryer edhe veprime aktive për organizimin e kushteve për vrasje.

Pjesë nga përgjimet:

“Më datë 07.07.2020 shtetasi Behar Brajoviç ka komunikuar me shtetasin Pëllumb Gjoka.

Pëllumbi: Vëlla, nëse edhe një javë nuk me vjen dikush janë duke prit. A ma gjen një për me mbaru punë në Tiranë.

Behari: Po mo vlla, ça të duar, ça të kesh ti personale ta kryej unë vetë.

Pëllumbi: Jo vëlla, duhet me lek, ke ndonjë që nuk e ke afër.

Behari: A po thua për atë, për punën tënde?

Pëllumbi: Po

Behar: Atë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kurrkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin. Du me ta kry për qef.

Pëllumbi: Jo vëlla, nuk bëhet fjalë, duhet ndonjë që është larg.

Behari: Po kam edhe larg, nga Kosova, po kur takohena po flasim

Pëllumbi: Puna është se don shofer ai i Kosovës, por flasim kur të takohemi.

Behari: I kam unë me shofer dhe me tana. Nuk janë nga veriu, deri sa t;ju them se janë dy veta? Sa lek ofron se janë dy veta?/Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit