Alketa Vejsiu ka hyrë pa pasaportë në Zvicër dhe u bë e ditur nga vetë ajo në një postim të bërë sot në “Instagram”, ku tregon se pasaporta e saj kishte përfunduar në çantën e vajzës.
Ajo tregon se iu desh 1 orë bisedime me policët që t’i bindte se nuk ishte ilegale. Në fund ata i dhanë një leje qëndrimi të përkohshme, mirëpo asaj do i duhet pasaporta ndaj kërkon dikë që t’ia sjellë.
“1 orë në Polici në një stacion treni të Zvicrës që s’do më bjerë rruga më në jetë besoj. Kisha harruar pasaportën ne çantën e vajzës që nuk udhëtonte me mua. Quhesha ilegale në Zvicër.
E para herë në jetë që harroj pasaportën, dhe ndodh në vendin më të saktë të botës. Tani duhet dikush të më sjell pasaportën këtu se nuk lëviz, dot.
Por të paktën më dhanë leje qëndrimi të përkohshme. Me fat që kisha policë të mbarë. Negociova më 8 Policë Zviceran. Dhe më lejuan,” shkruan Alketa në Instastory.