-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del video e aksidentit të frikshëm në aksin Korçë-Pogradec, 7 të plagosur, mes tyre një fëmijë 5 vjeç

Kryesoret

5pyetjet.al ka siguruar pamjet e aksidentit që ka ndodhur në aksin rrugor Maliq-Pogradec në afërsi të kryqëzimit të fshatit Gurishtë.

Mësohet se njëri nga mjetet e përfshirë në aksidentin e trefishtë ka qenë duke lëvizur nga Maliqi në drejtim të Pogradecit, ndërkohë që dy mjetet e tjera po shkonin drejt Korçës.

Krejt papritmas mjeti që vinte nga Maliqi ka kryer një manovër të gabuar duke kaluar nga krahu i djathtë i rrugës në krahun e kundërt.

Aty ku më pas është përplasur fillimisht me një mjet golf e më pas edhe me një mjet tjetër.

FOTO/ Aksident masiv në Korçë – Pogradec, përplasen disa makina

Si rezultat i këtij aksidenti 7 persona mes të cilëve 3 drejtues të mjeteve kanë mbetur të plagosur.

Për transportimin e tyre drejt spitalit të Korçës janë angazhuar 2 ambulanca të Korçës dhe 1 e Maliqit.

Mësohet se, të 7 të plagosurit përfshi edhe minorenët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët e policisë rrugore po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti, por mendohet që drejtuesi i mjetit që solli përplasjen të ketë qenë duke udhëtuar me shpejtësi në kushte të vështira atmosferike dhe reshje të dendura shiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit