Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Korçë – Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë. Tre mjete janë përplasur, ndërsa mësohet se të tre drejtuesit janë dërguar në spitalin e Korçës.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por dyshohet për rrëshqitje pasi ka reshje shiu momentalisht në qarkun juglindor.
Nga pamjet e siguruara një prej mjeteve ka përfunduar në kanal. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.