Pasditen e sotme është regjistruar një zjarr ka rënë në fshatin Livadhja në Sarandë.
Mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00 si pasojë e një shkëndijë elektrike nga kabina elektrike.
Pas shkëndisë ka nisur zjarri i cili ka djegur një parcelë me ullinj dhe kullota si dhe rreth 5 dynym me shkurre dhe 10 ullinj 5-6 vjeçar.
Nga ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses dhe banorëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit.