Dekriptimi i aplikacionit “SKY” ka zbuluar praninë e një shqiptari në vrasjen e pjesëtarëve të mafies malazeze të ndodhur në Korfuz dhe në Vari gjatë 2020.
Nga të dhënat e Europolit u konstatua se përdoruesi i aplikacionit Sky ECC është shtetas shqiptar me banim në Greqi.
Ka shumë gjasa që të zbulohen gjatë hetimeve edhe rruga e përfitimit të parave të pista, që mund të lidhen me dy vrasjet, por edhe me trafikun e drogës”.
Pasditen e së dielës, 19 janar 2020, në Vari-Koropi , katër persona kanë hyrë në një tavernë me fytyrat e zbuluara dhe automatikët në duar.
Para se personat që ishin në tavolinë të reagonin, të katër burrat qëlluan me armë dhe i ekzekutuan me gjakftohtësi, përpara pjesës tjetër të familjeve të tyre dhe klientëve.
Viktimat ishin një slloven dhe një malazez, të cilët ishin qëlluar për vdekje. Oficerët e policisë arritën në përfundimin se bëhej fjalë për larje hesapesh.
Shtatë muaj më vonë dy burra të tjerë, një nga Serbia dhe një nga Mali i Zi, u gjetën të vdekur brenda një makine, e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie me qira.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Kanouli të Agios Matthaios Korfuzit mbrëmjen e 23 korrikut 2020 .