-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania merr seriozisht çështjen e emigracionit, gjoba marramendëse për firmat që punësojnë emigrantë

Kryesoret

Gjobat për bizneset dhe pronarët që mbështesin emigrantët e paligjshëm janë caktuar të trefishohen sipas rregullave të reja të shpallura nga qeveria britanike.

Firmat që zbulohet se kanë punësuar në mënyrë të përsëritur emigrantë të paligjshëm mund të përballen me gjoba deri në 60,000 £ për shkelje, shkruan BBC.

Ministri i Emigracionit, Robert Jenrick ka deklaruar se masat e marra do të ndihmojnë në parandalimin e kalimeve të rrezikshme të kanaleve me varka të vogla.

Sipas vendimeve të reja, të cilat hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2024, dënimi për punësimin e emigrantëve të paligjshëm të rritet nga 15,000 £ për shkeljen e parë në 45,000 £. Për shkelësit e përsëritur gjoba do të trefishohet, nga 20,000 £ në 60,000 £.

Nuk dihet se sa njerëz banojnë ilegalisht në MB. Një studim i vitit 2020, vlerësoi se gati 745,000 njerëz pa dokumente jetonin në vend, rreth 1% e popullsisë totale.

“Që nga viti 2018, rreth 4,000 gjoba u janë vendosur punëdhënësve për punësimin e punëtorëve pa dokumente, duke mbledhur më shumë se 74 milion £”, raporton BBC.

Në vitin 2022 Mbretëria e Bashkuar kishte numrin e pestë më të madh të kërkesave për azil në Evropë, pas Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Austrisë, ndërsa rreth 80% e emigrantëve që mbërrijnë në mënyrë ilegale në Britaninë e madhe, vijnë nga Shqipëria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit