Trupi i dekompozuar i një 39-vjeçari me inicialet D. K., nga Koreja e Jugut është gjetur në banesën e tij e marrë me qira në Shkodër nga pronari i cili kishte shkuar për të marrë qiranë.
Dyshohet se ai kishte ndërruar jetë prej një muaji dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Autoritetet dyshojnë se ai ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
39-vjeçari nga Korea e Jugut jetonte në Shkodër që prej shkurtit të vitit 2022.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.









