-sidi education-spot_img
27.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Pajisja 330 kilogramë plagos të riun në palestër, mjeku: Ka mundësi të mbetet i paralizuar

Kryesoret

Një video e tmerrshme tregon momentin kur një burrë plagoset rëndë nga një pajisje në një palestër në Brazil.

Përshkak të dëmtimit të rëndë të marrë në qafë dyshohet se 42-vjeçari të mos ecë më me mundësinë e shpresës vetëm me 1%.

Regilânio da Silva sapo kishte bërë një pushim midis stërvitjeve të tij dhe ishte ulur në stol kur pajisja 330 kg i ra në qafë të premten në një palestër në Juazeiro do Norte, Ceará.

Tre burra shihen duke hequr me shpejtësi levën nga shpina e da Silvës dhe duke sinjalizuar për ndihmë ndërsa ai qëndron i ulur në stol.

Babai i tre fëmijëve iu nënshtrua katër orë operacioni urgjent për të stabilizuar qafën e tij.

Nga përditësimi i fundit mjekësor rezultoi se gjendja e tij ishte stabël, por ai nuk ka lëvizshmëri në këmbë.

Motra e tij, Maria das Dores deklaroi se ai ka lëvizshmëri në duart e tij.

Neurokirurgu Dr. José Correia tha se shanset që ai të mund të ecë përsëri janë shumë të pakta.

“Nuk ka as elementë lëvizës dhe as të ndjeshëm, për fat të keq. Është dëmtimi më i rëndë që ka për sa i përket dëmtimit neurologjik. Probabiliteti që funksionet e tij motorike të kthehen është statistikisht më pak se 1%.

Sipas palestrës, makina është blerë rreth dy muaj më parë dhe ishte në gjendje të shkëlqyer.

Familja e da Silvës tha se miqtë e tij dhe palestra ndanë koston prej 7,000 dollarësh të operacionit

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit