-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mehaj dha dorëheqjen, Maqedonci merr postin e ministrit të Mbrojtjes

Kryesoret

Koloneli Ejup Maqedonci, më 8 gusht ka marrë detyrën e ministrit të Mbrojtjes, pas largimit të Armend Mehajt nga ky post.

Maqedonci e ka konfirmuar vetë këtë lajm për Radion Evropa e Lirë.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se ministri Mehaj ka dhënë dorëheqje, por ai nuk e ka konfirmuar këtë lajm publikisht. Lajmi nuk është konfirmuar as nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Maqedonci doli në pension të parakohshëm nga Forca e Sigurisë së Kosovës në korrik të këtij viti. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.

Më pas si pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ka shërbyer për një dekadë si komandant i batalionit për kërkim-shpëtim.

Maqedonci më pas ka vazhduar detyrën e shefit të departamentit të operacioneve dhe trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Pas pensionimit, Mehaj i ka ndarë Maqedoncit “Medaljen e Karrierës” për kontributin e dhënë për formimin, ristrukturimin dhe modernizimin e FSK-së.

Ndryshe, Armend Mehaj kishte ardhur nga Norvegjia për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila u votua në mars të vitit 2022./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit