Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë pasi 3 persona të një familjeje humbën jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë pasi konsumuan një drekë familjare.
Ngjarja u regjistrua dy javë më parë ndërsa nën hetim është vënë një 48-vjeçare, e cila përgatiti drekën me kërpudha helmuese.
Disa orë pas vaktit, të katër të ftuarit u dërguan në spitalin lokal me simptoma të rënda dhe më pas u transferuan në një spital në Melburn për kujdes më të mirë mjekësor.
Pavarësisht kësaj, Heather, 66 vjeç dhe Gail, 70 vjeç, vdiqën të premten dhe Don, 70 vjeç, të shtunën.
Ian, 68 vjeç, mbetet në një gjendje kritike në spital, në pritje të një transplanti të mëlçisë.
Policia thotë se ata besojnë se të katër hëngrën kërpudha helmuese, të cilat janë shumë vdekjeprurëse nëse gëlltiten. Por çuditërisht, Erin dhe dy fëmijët e saj janë mirë.
Policia thotë se të dy fëmijët, të cilët që atëherë janë marrë nën kujdesin shtetëror si “masa paraprake”, hëngrën një vakt të ndryshëm.
Hetuesit nuk janë të sigurt nëse Erin hëngri të njëjtin ushqim si mysafirët e saj, apo edhe nëse kërpudhat ishin në pjatën që ajo shërbeu
Policia nuk e ka përjashtuar veprimin me dashje, por sipas saj vdekjet janë të pashpjegueshme.









