32-vjeçari Kristian Gjini është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së shkuar në Tiranë.
Mësohet se gardisti 32-vjeçar mbante me vete një armë zjarri pa leje teksa lëvizte me makinën e tij.
Gjini gjithashtu u përjashtua edhe nga radhët e Gardës së Republikës.
Policia bën me dije se 32-vjeçarit iu sekuestruan 2 celularë gjatë kontrollit të mjetit.