-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“La Repubblica” godet sërish: Plazhet e Shqipërisë, Maldivet e Europës

Kryesoret

Për të dytën herë radhazi gazeta e njohur “La Repubblica” me artikujt e saj i fton italianët të përjetojnë mrekullinë e plazheve të Maldiveve në Shqipëri, shumë afër vendit të tyre me çmime shumë herë më të ulëta se në plazhet italiane.

Në vazhdim të reportazhit, ku vihej në dukje zgjedhja e italianëve për kaluar pushimet verore në Shqipëri me çmime të ulëta, duke marrë arratinë nga kostot e çmendura të Italisë, në pjesën e dytë të reportazhit me autor Davide Carlucci-t theksohet se në Maldivet e Europës gjen ende plazhe ku një çadër me dy shezlongë mund ta shfrytëzosh gjithë ditën për vetëm 10 Euro.

Carlucci bën krahasimin e plazhet pulieze në jug të Italisë, ku ky shërbim ofrohet për 50 Euro. Në reportazh sillet rasti i një turisti italian i cili ka shpenzuar 2500 Euro për një javë, përfshirë akomodimin në Vlorë, për familjen e tij me 4 pjesëtarë, nga ku pati të aksesueshme plazhet e mrekullueshme deri në Ksamil dhe këtë e konsideron një kosto shumë të favorshme.

Por prestigjiozja italiane paralajmëron se këto çmime nuk do të jenë për shumë kohë, pasi shtimi i famës do të vendosë një prestigj të ri dhe kostot pritet të jenë më të larta në të ardhmen. Ky sezon pritet të mbyllet me 9 milionë turistë të huaj, 3-fishin e vitit të kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit