-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Brazilit vendeve të pasura: Nëna natyrë ka nevojë për para

Kryesoret

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, u ka bërë thirrje kombeve të pasura të mërkurën për t’i mbajtur zotimet e tyre të papërmbushura për financimin e luftës së vendeve në zhvillim kundër ndryshimit klimatik, gjatë një samiti për shpëtimin e pyjeve tropikale të botës.

Duke e mbyllur një takim dyditor të vëzhguar nga afër, tetë vendet e Amerikës Jugore të cilat e ndajnë Lumin e Amazonës, u bashkuan me kombet e tjera nga Karaibet, Afrika dhe Azia, për t’i bërë thirrje botës së industrializuar të bëjë më shumë për t’i mbrojtur pyjet tropikale të botës që janë duke u zhdukur.

“Nuk është puna se Brazili ka nevojë për të holla. Nuk është puna se Kolumbia, apo Venezuela kanë nevojë për para.

Nëna natyrë ka nevojë për para, ka nevojë për financim, sepse zhvillimi industrial e ka shkatërruar atë gjatë 200 vjetëve të fundit,” tha Lula në konferencë për media më 9 gusht.

Samiti përfundoi me një qortim të ashpër ndaj vendeve të pasura nga pjesëmarrësit – vendet e Amazonës: Bolivia, Brazili, Kolumbia, Ekuadorit, Guajana, Peruja, Surinami dhe Venezuela, plus nga të ftuarit: Republika Demokratike e Kongos, Indonezia dhe Shën Vincenti dhe Grenadinet. /REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit