Biznesmeni i plagosur Andrea Kalemi rezulton të jetë kushëriri i Aleksandër Sadikajt që mbeti i vrarë pas një atentati mafioz, ku mjeti i tij u hodh në erë afër një qendre tregtare në dalje të Tiranës.
Kujtojmë se 51-vjeçari Kalemi po lufton me jetën në spitalin e Janinës pas një atentati të organizuar ndaj tij në ishullin Paxos, teksa pushonte me familjen.
Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe dyshon se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia.
Mësohet se më 5 gusht i plagosuri kishte kaluar nga Kakavija bashkë me gruan dhe 3 fëmijët, ndërkohë që rezulton person me precedentë të theksuara penale.