Policia e Tiranës ka arrestuar 25-vjeçar në Tiranë pasi u kap duke shpërndarë doza kanabisi.
I riu me inicialet E. M u kap në flagrancë në rrugën “Don Bosko”. Nga kontrollet e kryera u gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.