Një logoped dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze të mitur në Podujevë.
Policia bën të ditur se rasti është denoncuar nga nëna e vajzës së mitur. Në lidhje me këtë me rast, policia e Kosovës ka vënë në pranga logopedin e dyshuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh) nga logopedi, i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin e policisë.