Në mesin e muajit gusht ishte parashikuar që të shpallej fituesi i tenderit 16 milionë Euro për të armatosur policinë e shtetit me armë, municione dhe pajisje të tjera luftarake.
Por në datë 1 Gusht, ministria e Brendshme njoftoi se tenderi për blerjen e armëve është anuluar. Konkretisht dy lotet e tenderit, i pari me vlerë rreth 1.2 miliardë lekë dhe i dyti me vlerë 438.6 milionë lekë u anuluan.
Shkaqe konkrete nuk jepet në njoftimin zyrtar, por në mënyrë të përgjithshme theksohet se arsyet e anulimit lidhen me shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
Në kohën e nisjes së procedurave dhe hapjen e tenderit ministër ishte Bledi Çuçi, kurse anulimi i prokurimit u bë me ardhjen e Taulant Ballës në krye të këtij dikasteri.