Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një ngjarje në Prishtinë ku një burrë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.
Mësohet se viktima ka qenë duke punuar në momentin kur ka rënë nga lartësia.
Policia njofton se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:26.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Prishtinë 14.08.2023-20:26. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.