Policia e Vlorës ka vënë në pranga 4 persona pasi kanë shkelur rregulloren e qarkullimit rrugor.
Gjithashtu në njoftimin e policisë bëhet e ditur se është shpallur në kërkim edhe një person i pestë po për shkeljen e rregullores.
Dy prej të arrestuarve konkretisht 50-vjeçari me inicialet R. H. dhe 31-vjeçari me inicialet M. L u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Personi i katërt i arrestuar është 43-vjeçari me inicialet K. H. pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit, për sqarimin e rrethanave të një konflikti ndërmjet këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.
Ndërkohë një 21-vjeçar me inicialet K. P. u kap duke drejtuar makinën pa patentë.
Në kërkim është shpallur 20-vjeçari me inicialet R. B. Ai u largua nga vendi i aksidentit në aksin rrugor “Vlorë-Kuç”.
Mësohet se 20-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar dëme materiale.