Tre të plagosur. Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër. Një automjet është përplasur me një kamionçinë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesit e dy mjeteve dhe një pasagjer. Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.