-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Veliaj faturoi 1.6 mln euro më shumë për sasinë minimale të mbetjeve

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha mesditën e sotme doli në një deklaratë për mediat nga selia blu duke denoncuar sipas tij pjesë të tjera nga skandali i dosjes së inceneratorit të Tiranës. Sipas tij, Erion Veliaj faturoi 1.6 mln euro më shumë për sasinë minimale të mbetjeve.

Gjithashtu deklaroi se kryetari i bashkisë së Tiranës ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës që nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak dhe për këtë i kërkoi SPAK-ut që të vepronte.

“Në përgjigje të një shkrese që i dërgon Damian Gjiknuri, asokohe ministria që duhej të bënte pagesat për djegësat, Veliaj shkruan: Bashkia e Tiranës ka pranuar të drejtat dhe detyrimet nga kontrata dhe angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë e Tiranës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve sipas çmimit 29 euro për ton.

Angazhohemi për të kryer të gjitha veprimet dhe të përmbushim detyrimet nga kontrata, përfshi edhe asistencën dhe procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e veprave, ashtu siç definohen në kontratë.

Asistencën në proceset e shpronësimit dhe angazhohemi të shmangim çdo veprim që shkon kundër dispozitave të kontratës. Të gjithë marrëveshjet në kontratë, do të zgjidhen në përputhje me kontratën. Firmos me firmën e tij në muajin mars të vitit 2018, kryetari i saj, Erion Veliaj duke shkelur çdo ligj.

Ky zotim kriminal, në shkelje të të gjitha ligjeve dhe Kushtetutës, vjen pas shkresës që Damian Gjiknuri si autoritet kontraktor, i dërgon Bashkisë së Tiranës, për dijeni edhe kompanisë së tij, Integrated Energy.

Këtu janë dërguar tabelat e pagesave që duhen bërë. Rezulton se në tabelën e parë, që është me firmë dhe me vulë të të gjithë aktorëve, detyrimi për pagesë minimale ishte 5.6 milionë euro.

Por ky detyrim, nga Erion Veliaj, pa asnjë shpjegim por vetëm për hajni, rritet nga nga 5.6 milionë euro, në 7.4 milionë euro. Pa asnjë justifikim, kur kontrata parashikonte sasinë minimale prej 5.6 milionë euro ose 200 mijë ton, kurse Erion Veliaj faturonte 255 mijë ton.

Faturonte si pagesë minimale 1.6 milionë euro më shumë, të cilat sigurisht i zhdukte në vrimat e zeza në Zimbabve apo në kontot offshore” deklaroi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit