-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Megaoperacioni antidrogë në Kurbin, mes të arrestuarve edhe një ish-shef policie

Kryesoret

Autoritet shqiptare në bashkë punim me ato italiane dhe SPAK kanë zhvilluar një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë në Fushë Kuqe të Kurbinit ku kanë bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal.

Nga ky operacion janë arrestuar 6 persona dhe janë shoqëruar disa të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe ish-shefi i policisë Arlind Ismailuka.

Policia ka bllokuar 4 gomone ndërsa ka gjetur edhe një velierë të djegur nga anëtarët e grupit kriminal me qëllim fshehjen e provave.

Një prej gomoneve të përdorura nga trafikantët ka qenë e pajisur me 3 motorë të rrallë me nga 350 kuaj fuqi, me qëllim për të transportuar drogën në ujërat e detit Adriatik.

Mes të arrestuarve ka edhe të huaj ndërsa pritet që të ketë edhe arrestime të tjera në kuadër të këtij operacioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit