-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interneti “klandestin”! Balla: Po e pastrojmë policinë e shtetit

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, pasi gjetën një linjë interneti të paautorizuar, që dyshohet se përdorej për të transferuar të dhëna. Dyshimet bien mbi ish-drejtorin Oltion Bistri, i arrestuar pak ditë pas lirimit nga detyra në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u pyet sot në Vlorë për këtë çështje, teksa vizitoi policin e plagosur Redian Caushaj, që u qëllua mbrëmë me thikë në qafë në Himarë. Balla e cilësoi kallëzimin për Forcën Operacionale si proces pastrimi të policisë së shtetit, që do të vijojë.

Në ditët në vijim do të kemi komunikime të tjera me pyetjen që bëni. Prej ditës që kam marrë detyrën, besoj që edhe ju edhe opinioni më ka besuar edhe një detyrë tjetër, pastrimin e policisë së shtetit. Ky proces vetëpastrimi ka hyrë në ritme të tjera dhe po ecën mirë” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit