Zbardhen detaje të reja nga arrestimi me urdhër të SPAK-ut të Klodian Rrjepaj, ish-zv/ministër i Shëndetësisë, koncesionarit dhe disa zyrtarëve të tjerë të këtij dikasteri.
Ai u arrestua për llogari të hetimit për koncensionin e sterilizimit. Gjykata me kërkesë të SPAK-ut vendosi masën e arrestit me burg.
Mbrëmë u shoqërua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, administratori i shoqërisë që fitoi koncensionin.
Klodian Rrjepaj paraprakisht dyshohet se akuzohet për procedurën që ka ndjekur kur ka qenë në krye të komisionit të dhënies së koncesioneve.
Me vendim gjykate janë dhënë 8 urdhër-arreste edhe për zyrtarë të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë, dy arrest me burg, dy arrest shtëpie dhe 4 detyrim paraqitje. Mes tyre është edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata në detyrim paraqitje.
Pjesa më e madhe e personave që janë në masë arresti kanë qenë anëtarë të komisionit të vlerësimit të koncesioneve.
Tetë zyrtarët në masë sigurie/
Arrest me burg
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, biznesmeni i koncesionit
Arrest shtëpie
Saimir Kadiu drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike
Detyrim paraqitje
Arben Gjata- rektor i Universitetit të Mjekësisë
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi
Arrestohet ish-zv/ministri dhe biznesmeni për “Sterilizimin”! 8 zyrtarë në masë sigurie