Ditën e djeshme u mësua për një konflikt që kishte ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Himarë, ku një polic i ri, në tentativë për të ndërhyrë për të ndaluar sherrin, ka përfunduar i plagosur me thikë në qafë nga një 60-vjeçar.
Pas ngjarjes polici është dërguar në spital në gjendje të rëndë teksa pranë i janë gjendur kolegë dhe familjarë duke dhuruar gjak.
Nga ana tjetër po pas ngjarjes, 60-vjeçari ka tentuar të arratiset, por kjo nuk zgjati shumë pasi u kap dhe u arrestua disa orë me pas nga policia.
Polici i ri emri i të cilit është Redian Çaushaj, u vizitua dje dhe nga ministri i brendshëm, Taulant Balla, ndërsa sot në lidhje me ngjarjen ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook kryeministri Edi Rama.
“Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm,” ka shkruar Rama në postimin e tij.