-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u transmetua drejtpërdrejt në Instagram një vrasje brutale e Bosnjës

Kryesoret

Mijëra persona janë tmerruar teksa e kanë shikuar drejtpërdrejt në Instagram, se si një burrë nga Bosnje-Hercegovina e ka vrarë ish-gruan dhe dy persona të tjerë të pafajshëm, para se t’ia drejtonte armën edhe vetes.

Ky episod e ka shokuar shoqërinë, që veçse përballet me traumat e konflikteve të mëparshme, dhe ka nxitur thirrje për më tepër mbrojtje për gratë sikurse Nizama Hecimoviq, nënën e re që është vrarë në qytetin verilindor të Gradaçacit, e cila paraprakisht dyshohet se është abuzuar nga babai i vajzës së saj.

Mirëpo zemërimi në Bosnje-Hercegovinë, dhe vendet tjera, është rritur edhe për dështimin e rrjeteve sociale, sikurse Instagrami, i cili bashkë me Facebook-u dhe WhatsApp-in janë në pronësi të kompanisë Meta, që të parandalojë transmetimin e drejtpërdrejtë të një përmbajtjeje të tillë, apo që të paktën ta largojë atë shpejt nga platforma.

Ekspertët tërheqin vërejtjen se algoritmet sikurse ato të Instagramit janë “kryesisht joefektive” në nuhatjen e rrezikut dhe besojnë se episodi në Gradaçac shpërfaq realitetin se si Meta, dhe platformat tjera, janë duke dështuar keq në moderim, sidomos kur është fjala për videot që kanë përmbajtje në gjuhë tjera jashtë asaj angleze.

Maida Muminoviq, drejtoreshë ekzekutive në Mediacenter në Sarajevë – organizatë e lidhur me Bashkimin Evropian dhe UNESCO-n për të kufizuar përmbajtjen e dëmshme online – ka thënë se përgjigja e META-s, do të duhej të ishte më e shpejtë.

“Qarkullimi i një videoje të tillë për disa orë, ka treguar dobësinë e mekanizmave për raportim dhe largim të përmbajtjes shqetësuese nga rrjetet sociale, dhe kjo flet për papërgjegjësinë e META-s”, ka thënë Muminoviq.

Ajo ka thënë se Koalicioni për Liri të Shprehjes dhe Moderim të Përmbajtjes në Bosnje-Hercegovinë, i lansuar zyrtarisht në qershor, do të kërkojë detaje të hollësishme nga Meta për ta kuptuar se çfarë ka shkuar keq./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit