Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Gjadër të Lezhës ku ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar me emrin Dorjan Gjini.
I riu është plagosur në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka mundur të identifikojë autorin e kësaj ngjarjeje dhe e ka shpallur atë në kërkim. Bëhet fjalë për të dyshuarin Gabriel Marku.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.