-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Profesionet që po “zhduken” dhe ato që po “lulëzojnë” në vend

Kryesoret

Profesionet ndryshojnë dhe zhduken, si rezultat i zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimeve shoqërore. Ndërhyrja e automatizimit dhe Inteligjencës Artificiale gjithashtu ka ndryshuar mënyrën se si bota e punës funksionon.

Megjithatë, roli dhe aftësitë e njeriut mbeten të rëndësishme. Cilat profesione kanë ndryshuar e cilat rrezikojnë të ‘vdesin’?

Njëzetepesë vjeçe, Sara ishte e angazhuar në fushën e marketingut dhe kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme. Ajo punonte për një kompani marketingu e organizimi eventesh, kishte fituar përvojë të vlefshme dhe ishte vlerësuar për aftësitë e saj krijuese dhe strategjike.

Por, rreth moshës 30 vjeçe, ajo u përball me një vendim të vështirë: të linte punën dhe të përkushtohej plotësisht për t’u kujdesur për dy fëmijët e vegjël, asokohe njëri 2 vjeç dhe tjetri i porsalindur.

Për 10 vjet, Sara u angazhua në mënyrë të plotë për të kujdesur për fëmijët dhe për t’iu përkushtuar familjes së saj.

Ajo mori rolin e një prindi të devotshëm dhe investoi kohë dhe energji për të krijuar një mjedis me mbështetje dhe dashuri të pandërprerë për fëmijët.

Kjo ishte një periudhë e jashtëzakonshme e jetës së saj, por ajo e nuk harronte pasionin për marketingun dhe ndjenjën e suksesit që ajo kishte provuar më parë.

Pas 10 vitesh, fëmijët e saj u rritën mjaftueshëm për t’i lejuar Sarës të kthehej në tregun e punës.

Megjithëse ishte emocionalisht e vështirë, ajo vendosi të rikthehej në fushën e marketingut për të ndjekur pasionin dhe për të rifituar sigurinë dhe ndjenjën e pavarësisë financiare./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit