-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akademia e Shkencave në zi! Shuhet gjuhëtari i njohur

Kryesoret

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare gjuhëtari Bahri Beci anëtar i Akademisë së Shkencave dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ai është i ati i kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci. “Të dashur miq, Me dhembje e hidhërim ju njoftojmë që babai ynë, Bahri Beci, ndërroi jetë” shkruan ai.

Bahri Beci u lind në Shkodër në vitin 1936, në një familje me tradita atdhetare. Menjëherë pas mbarimit të studimeve universitare (1958) u emërua kërkues shkencor në Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë, ku kreu detyra të rëndësishme drejtuese, si përgjegjës sektori e drejtues projektesh, sekretar shkencor dhe drejtor.

Homazhet e lamtumirës për akademikun Bahri Becin do të bëhen ditën e martë, 22 gusht 2023, nga ora 09.00-11.30, në Akademinë e Shkencave, salla “Aleks Buda, dhe në orën 12.00 përcjellja për në banesën e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit