-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bëhuni gati! Po vjen një tjetër valë e të nxehtit Afrikan, parashikimi i motit

Kryesoret

Këtë javë pritet që vendi ynë, por edhe një pjesë e madhe e Europës të përjetojë një tjetër valë të nxehti.

Moti për pjesën më të madhe të ditëve të javës parashikohet i kthjellët dhe në relievet kodrinore-malore në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët por hera-herës dhe në periudha afatshkurtra do të jenë edhe të vrullshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Vlen të thuhet se pavarësisht origjinës së masave ajrore nga Afrika e Veriut (të thata dhe tepër të nxehta) kalimi i tyre mbi detin Mesdhe i bënë ato të mbushen me lagështirë.

Megjithatë duke filluar nga fundjava e ardhshme pritet rënie e ndjeshme e temperaturave si dhe reshje shiu në një pjesë të madhe të territorit.

Për ditën e sotme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 23 deri në 37°C,  në vendet e ulëta nga 23 deri në 38 °C dhe në vendet malore nga 18 deri në 32 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit