Efi Dhedhes, ende nuk ka sjellë një projekt të ri televiziv, por aludimet janë të shumta. Në “ask me”, ndër pyetjet e shumta që iu bë asaj, kishte të bënte edhe me moderimin e programit “Përputhen”.
Që pas largimit të Bora Zemanit nga drejtimi “Përputhen” janë shumë emra që përfliten për moderimin e tij dhe mes tyre është Kiara.
Pak kohë më parë, në media qarkulloi që do jetë Kiara ajo që do e moderojë këtë program, Efi nga ana tjetër ka shprehur hapur dëshirën për të qënë pjesë e këtij programi si drejtuese e tij.
E pyetur nga fansat nëse do dëshironte të moderonte “Përputhen”, Efi është përgjigjur: “E adhuroj. Adhuroj t’i dëgjoj njerëzit dhe t’i ndihmoj”.
Kujtojmë që Olsa Muhameti, autore e programit ka shprehur gjithmonë pëlqimin e saj ndaj Efit, duke qënë një mbështetëse e madhe gjatë kohës kur ajo ishte në Big Brother Vip.
Do na duhet të presim sezonin e ri për të zbuluar se kush do moderojë emisionin!