Është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës për ish-luftëtarin e UÇK, Dritan Goxhajn, lidhur me kërkesën për ndryshim mase.
Shkak u bë mungesa e përfaqësuesit të akuzës Ylli Pjetërnikaj.
Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës arrest në burg, me argumentin se s’ka provë të re që prej 18 ditësh kur është dhënë masa.
Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës më 31 korrik me akuzën e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.
Fletë-arresti nga Gjykata Speciale! Policia e Tiranës: Dritan Goxhaj do të ekstradohet
Arrestimi i Dritan Goxhajt/ Avokati: Serbia ka “zgjatur duart”
Veteranët e UÇK: Shqipëria të mos e ekstradojë Dritan Goxhajn