Kryeministri, Edi Rama ka reaguar për një postimi në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me arrestimin e personave shkaktar për zjarret e regjistruara në vend.
Së fundmi u arrestua një zjarrvënës në Laç situatë e cila ditën e djeshme ishte alarmante.
Në reagimin e tij Rama falënderoi policinë dhe trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile për punën dhe arrestimin e tyre si dhe riapeloi edhe një herë që të gjithë gjyqtarët e rretheve të ndëshkojnë maksimalisht të arrestuarit.
Ai ritheksoi se dënimi për këto krime barbare dënohen deri me 15 vjet burg.
Në lidhje me situatën Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një panoramë e situatës së zjarreve në vend.
Në kurorën e qytetit të Laçit, afër Kishës së Shën Antonit, aty ku situata ishte tejet kritike qe prej ditës së djeshme, vatrat e zjarrit janë shuar përfundimisht. Momentalisht, situata është e qetë dhe po monitorihet nga punonjësit e zjarrfikëses dhe shërbimit pyjor.
Gjithashtu është bërë e mundur shuarja e një vatre zjarri pranë superstradës Milot-Lezhë.
Në fshatin Treblovë, në bashkinë e Selenicës të qarkut Vlorë, zjarri është arritur të shuhet plotësisht. Fal ndërhyrjes në kohë me helikopter u bë e mundur shpëtimi i 4 shtëpive.
Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatin Jarua, bashkia Fier ku është shmangur rreziku për banesat.
Në fshatin Sinanaj, në bashkinë Tepelenë, punohet nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.
Puna vijon edhe në fshatin Grazhdan, në bashkinë e Finiqit për normalizimin e vatrës pas riaktivizimit.