-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

11.7 mijë shqiptarë kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar, të parët nga e gjithë bota

Kryesoret

Ndërsa ritmet e ikjes në Mbretërinë e Bashkuara (MB) rezultojnë të kenë rënë këtë vit, sërish mbetemi shteti i parë për kërkesat për azil në MB.

Të dhënat zyrtare nga Home Office, të përpunuara nga Monitor bëjnë të ditur se në tremujorin e parë të 2023 u shënuan gjithsej rreth 1036 kërkesa të reja për azil në Mbretërinë e Bashkuar, nga 1,440 në të njëjtën periudhë, me një rënie prej 28%.

Të dhëna të tjera të publikuara nga mediat vendase tregojnë se nga qershori 2022 deri në qershor 2023 kishte 11,790 shtetas shqiptarë që kërkuan statusin për azil, duke u renditur të parët nga aplikantët e gjithë botës. Të dytët ishin afganët, me rreth 10 mijë.

Në total, më shumë se 175,000 azilkërkues janë duke pritur për një vendim fillestar për aplikimin e tyre, një rekord i lartë, bënë të ditur statistikat e publikuara rishtazi nga Home Office. Rritja e përgjithshme e rasteve në pritje ishte “për shkak të më shumë rasteve që hynë në sistemin e azilit sesa marrjes së vendimeve fillestare”, tha Zyra e Brendshme. /Revista Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit