-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump do të dorëzohet në burgun e Atlantës, padia e katërt këtë vit

Kryesoret

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të dorëzohet në një burg në Atlanta më 24 gusht për t’u përballur me akuzat lidhur me përpjekjen e tij për ta përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020. Kjo është padia e katërt penale me të cilën po përballet me Trump këtë vit.

Njëjtë si të pandehurit e tjerë në Atlanta, Trump do të duhet të paraqitet në burgun e Fultonit për t’i dhënë shenjat e gishtërinjve dhe për t’iu bërë një fotografi.

Kjo e fundit pritet të qarkullojë gjerësisht nëpër rrjete sociale, përderisa Trump po bën fushatë për ta rifituar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ish-presidenti republikan përballet me 13 akuza penale, përfshirë shantazh dhe presion ndaj zyrtarëve shtetërorë për ta kthyer humbjen e tij në zgjedhje nga presidenti demokrat, Joe Biden.

Trump, 77-vjeç, ka mohuar akuzat dhe i ka kritikuar ato si të motivuara politikisht. Ai nuk do të deklarohet në këtë paraqitje të tij në burgun e Atlantës, por ka pranuar të paguajë garanci prej 200,000 dollarësh dhe ka pranuar kriteret e lirimit me kusht që do ta ndalonin atë të kërcënonte dëshmitarët ose 18 të bashkë-pandehurit e tij në këtë rast.

Ende nuk dihet se kur do të arrijë Trump në burgun e Fultonit. Është gjithashtu e paqartë se sa mbështetës të Trump do të shfaqen para ndërtesës për ta mbështetur atë.

Trump bëri thirrje për protesta mbarëkombëtare pas aktakuzës së tij të parë penale të ngritur në Nju Jork në mars, duke shkaktuar shqetësime se mund të ketë trazira të dhunshme si ato të 6 janarit të vitit 2021 në SHBA.

Autoritetet nuk kanë raportuar asnjë incident të dhunshëm jashtë gjykatave në Manhatan, Majami dhe Uashington, ku Trump është paraqitur këtë vit. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit