-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DASH: Presionet ndaj policëve serbë në Kosovë, të papranueshme

Kryesoret

Departamenti Amerikan i Shtetit  është shprehur “thellësisht” i shqetësuar për dorëheqjet e fundit të policëve të emëruar serbë në veri të Kosovës si pasojë e presionit dhe tha se është e papranueshme që dikush, përfshirë edhe aktorët e lidhur me Serbinë, të ushtrojë presion politik ndaj individëve që duan t’i bashkohen Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës ofron shërbime jetike për të gjitha komunitetet dhe qytetarët e Kosovës. Ne dënojmë çdo përpjekje për ta minuar diversitetin brenda radhëve të saj,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 23 gusht.

Departamenti i Shtetit i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’u kthyer në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

Së paku shtatë policë serbë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës që nga java e kaluar, gjë për të cilën autoritetet kosovare e fajësuan Beogradin zyrtar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi më 18 gusht se “tashmë ka informacione të konfirmuara se kërcënimet dhe shantazhet vijnë direkt nga Serbia”. Beogradi zyrtar nuk i ka komentuar këto akuza.

Dyzet e gjashtë policë të rinj serbë e nisën punën në veri të Kosovës në fund të korrikut, por ata u përballën menjëherë kërcënime online në rrjetet sociale, të cilat zyrtarët kosovarë dhe bashkësia ndërkombëtare i kanë dënuar ashpër.

Rreth 550 policë serbë në veri në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, patën dhënë dorëheqje kolektivisht nga Policia e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në Kosovë.

Pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë patën shpallur konkurs për pranim të policëve të rinj, duke i punësuar 74 të tillë. Prej tyre, 46 është raportuar se kanë qenë nga komuniteti serb. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit