Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara.
Kurti pas marrëveshjes u shpreh se koncepti i sigurisë kombëtare është udhërrëfyes i qeverisjes së përgjegjshme.
“Siguria kombëtarë është e drejtë dhe nevojë. Ajo përkthehet në vullnetin dhe obligimin e qeverisë të merr vendime me të cilat garantohet pavarësia, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Mbrojtja e tillë e informacionit parashihet me ligj dhe siguron mbrojtje përderisa interesi kombëtar dikton një gjë të tillë”, tha Kurti.
Nga ana tjetër Hovenier tha se kjo marrëveshje çon përpara aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial përmes shkëmbimit të informacioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.