-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

”Pushtimi i dytë” i Shqipërisë, 310 mijë turistë italianë në 6 muaj, na “braktisin” serbët

Kryesoret

Shenjat e “pushtimit turistik” italian u panë që në muajt e parë të vitit. Kjo shifër në fund të qershorit kulmoi në 310 mijë vizitorë nga shteti fqinj duke shënuar rekord që në 6 mujorin e parë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë për një rritje me 57 për qind në raport me të njëjtën periudhë të 2022.

Për herë të parë që kur raportohen të dhënat, shtetasit italianë renditen të dytët për nga hyrjet në vend, me 9% të totalit, pas atyre të Kosovës.

Pavarësisht dyndjes turistike, fronin për nga numri vijon ta mbajë ai i turizmit patriotik dhe konkretisht shqiptarët e Kosovës, me 40% të totalit.

Shifrat tregojnë se për nga numri Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë respektivisht grupi i tretë dhe i katërt që edhe këtu pjesë dominuese ndër vite kanë qenë shqiptarët e trevave.

Në përqindje turistët nga Maqedonia e Veriut kanë pësuar një rritje me vetëm 1 për qind në janar-qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 kurse nga Mali i Zi kjo përqindje është 39 për qind. Greqia është e pesta në renditje.

Spanjollët janë një tjetër grup që këtë vit ka pasur prezencë më të lartë konfirmuar edhe nga turoperatorët por dhe nga fillimi i turizmit të organizuar në zonën e Gjirit të Lalzit me një rritje me 1.3 herë më shumë në 6 muajt të parë të këtij viti.

Ndërkohë ajo që bie në sy është një rënie e turistëve nga Serbia. Këta të fundit rezultuan me shifra në rritje gjatë vitit 2020 dhe 2021 për shkak të kufizimeve të pandemisë dhe pamundësisë për të shkuar në destinacione të tjera nisën të frekuentojnë Shqipërinë. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit