-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donald Trump paraqitet në burgun e Xhorxhias, foto e tij e parë si i burgosur

Kryesoret

Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020 në atë shtet, një proces që zgjati vetëm 20 minuta dhe që përfshiu një element historik: fotografimin për herë të parë nga policia të një ish-presidenti amerikan si i dyshuar.

Ish-presidenti u la i lirë kundrejt një garancie prej 200,000 dollarësh dhe u kthye në aeroport për t’u rikthyer në Nju Xhersi, ku ai ka një nga rezidencat e tij.

Përpara se të hipte në avionin e tij privat në aeroportin Hartsfield-Jackson të Atlantës pas procedurës së dorëzimit, ish-presidenti Trump përsëriti pretendimin e tij se prokuroria në Xhorxhia – ashtu si prokurorët në paditë e tjera me të cilat ai përballet – është e motivuar politikisht.

“Ajo që po ndodh këtu është një farsë e sistemit të drejtësisë,” u tha ai gazetarëve. “Nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe të gjithë e dinë këtë.”

Dorëzimi i ish-presidentit Trump tek autoritetet e zbatimit të ligjit është bërë tashmë një pamje e zakonshme. Është hera e katërt që ndaj tij ngrihet një aktpadi, diçka e pashembullt për një ish-president, aq më tepër gjatë një sezoni zgjedhor ku ai po kandidon për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Por paraqitja e tij në Atlanta ishte e ndryshme nga tre procedurat e kaluara. Ai u dorëzua në mbrëmje në një burg famëkeq – por pa u paraqitur në gjykatë.

“Ne do të veprojmë sipas praktikave tona të zakonshme, dhe pavarësisht statusit, do të përgatisim fotografimin,” kishte deklaruar sherifi i Qarkut të Fulton, Patrick Labat.

Trump vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat. Burgi i qarkut Fulton ku u dorëzua zoti Trump është një institucion famëkeq.

Artikulli i plotë në VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit