Situata e krijuar mes Dafinës, Ledrit dhe Sara Hoxhës ka nisur nga një rresht kënge në këngët e tyre. Pas kësaj, nisën deklarata publike, ironitë e më pas largimet nga rrjetet sociale.
Duke qenë se gjithcka nisi nga këngët, hitet e kësaj vere, “E keni dit” dhe “Si Mua”, ishte radha e Elgit Dodës, bashkëpunëtor i Dafinës dhe prodhues i këngës së Ledrit, për të folur.
Me anë të një InstaStory, Elgiti shkruan se nisur nga gjithë zhurma që është bërë këtë verë për këto dy këngë, sidomos tekstin e tyre, ai ndjen që përgjegjësia për fjalinë tashmë të famshme, është e atij vetë, duke qenë se ka shkruar tekstin dhe pjesën më të madhe të muzikës së të dyja këngëve.
Ai sqaron se kënga me Dafinën ka qenë ati 1 vit më parë, ndërsa ajo e Ledrit dhe Romeos ka përfunduar këtë verë .
“…“E keni dit”, Romeo, Ledri dhe Klementi dhe “Si mua”, kënga e Dafinës dhe e imja. Pikë së pari, dua të them që kënga ime me Dafinën ka mbi 1 vit që është prodhuar me tekst dhe muzikë, ndërsa kënga tjetër, “E keni dit”, është finalizuar këtë verë dhe shumica e vijave melodike dhe disa pjesë e tekstebe janë bërë nga unë dhe pa dashur, mund ta kem përsëritur atë pjesë të tekstit që sot po bën një zhurmë mediatike që unë e shikoj më shumë si marketing për të shfrytëzuar momentin, asgjë më shumë.
Mbaj përgjegjësi të plotë sepse jam unë ai që i kam shkruar ato 2 pjesë të tekstit dhe kërkoj ndjesë publike për këtë gjë të bërë jo qëllimisht. Faleminderit,” ka shkruar Elgiti në InstaStory.