-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujdes nga “thikat pas shpine”, këto janë 4 shenjat më ziliqare/ Horoskopi

Kryesoret

Sipas ekspertëve të astrologjisë, disa shenja janë më të prirura se të tjerat për të ndjerë zili, xhelozi dhe pakënaqësi.

Akrepi

Tejet të pasionuar dhe dashamirës të sfidave, të lindurit në shenjën e Akrepit janë natyrshëm njerëz xhelozë dhe ziliqarë.

Për ta, “bari është gjithmonë më i gjelbër në anën tjetër” dhe për këtë arsye në vend që të punojnë fort për të arritur qëllimet e tyre, ata e kalojnë kohën duke parë të tjerët dhe mbi të gjitha duke diskredituar ata që i bëjnë gjërat më mirë se ata.

Demi

Demi duket se është një person shumë i qetë dhe i dashur, miku që të gjithë e ëndërrojnë. Në të vërtetë, kjo qetësi është vetëm në aparencë sepse është një nga shenjat më ziliqare të zodiakut.

Dashamirës i paqes dhe ngurrues për gjithçka që i destabilizon jetën e tij të qetë, Demi ushqen në zemër xhelozinë dhe zilinë e madhe, por jo gjithmonë e shfaq sepse dëshiron të shmangë me çdo kusht përplasjet dhe diskutimet.

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres janë të ëmbël, të ndjeshëm, intuitivë dhe me humor. Duke qenë jashtëzakonisht të pasigurt, ata priren të jenë paranojakë dhe ziliqarë.

Shumë pak nevojitet për të lënduar Gaforren, një fjalë apo gjest i gabuar dhe aq mjafton për të çliruar xhelozinë e të lindurve të kësaj shenje.

Luani

Të lindurit në shenjën e Luanit janë të fortë dhe me vetëbesim, por priren të bëhen ziliqarë nëse të tjerët shkëlqejnë ose dallohen më shumë se ata.

Ata vuajnë shumë nga fryma e konkurrencës. Pëlqejnë të mbulohen me vëmendje nga partneri/ja dhe nëse nuk e marrin atë, bëhen xhelozë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit