Policia e gjatë 72 orëve të fundit ka zhvilluar kontrolle antidrogë në veri të vendit ku është bërë e mundur gjetja dhe asgjësimi 3543 bimë narkotike cannabis sativa në Lezhë, Shkodër, Krujë dhe Tropojë.
Në këtë operacion u angazhuan 1000 punonjës policie dhe 25 dronë ku u bë edhe arrestimi i një të dyshuari për disa raste kultivimi në Kurbin dhe procedohet penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i një fshati në Kukës.
878 bimë u asgjësuan në territorin e bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin. Ndërsa 1932 bimë u asgjësuan në territorin e bashkive Shkodër dhe Vau i Dejës
688 bimë u asgjësuan në malësinë e Krujës dhe 45 bimë u asgjësuan në fshatin Breg Lumë, Tropojë.
Policia vijon hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.