Tre turistë turq janë shpëtuar nga policia në Sarandë, pasi veliera e tyre me të cilën po udhëtonin nga Durrësi pësoi defekt dhe ngelën në det.
Shërbimet e policisë u kanë ofruar ndihmë 3 turistëve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu është tërhequr në vendin e ankorimit mjeti lundrues velierë që kishte pësuar defekt.