2 vëllezër nga Saranda janë arrestuar pas një konflikti që kishte patur njëri prej tyre me rojen private të një resorti në ndërtim.
Mësohet se 43-vjeçari Genti Papagjika ishte shpallur në kërkim pasi ka goditur punonjësit e shoqërisë private për sigurinë në Kakome.
Bëhet me dije se gjatë arrestimit të tij, 43-vjeçari dhe vëllai i tij 35-vjeçar, ata kanë kundërshtuan efektivët në kryerjen e detyrës, ndaj në pranga përfunduan të dy.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.