Një i ri shqiptar, 23-vjeç u vra pasditen e së dielës në Ankona. Klajdi Bitri humbi jetën në vend nga goditja me një shtizë nga një algjerian. Shqiptari u fut për të ndihmuar mikun e tij italian që po grindej me algjerianin, por ndërroi jetë.
Tashmë situata është e vështirë për të kthyer në atdhe trupin e të riut. Xhuliano, vëllai i viktimës u shpreh për mediat italiane se po bën gjithçka për ta kthyer trupin në atdhe.
Në “GOFUNDME” është hapur një llogari për të ndihmuar Xhulion që të mbledhë shumën që nevojitet për të sjellë trupin e të vëllait në Shqipëri. Shuma që kërkohet është 6 mijë Euro.
Kliko këtu për të dhënë kontributin tuaj në “GOFUNDME”
“Telefononte nënën…”! Lot dhe dhimbje e madhe e vëllait: Do ta çoj të vdekur tek prindërit