-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e kërcënoi Dumanin? Vjen reagimi i parë i SPAK-ut për “5Pyetjet.al”

Kryesoret

Paraditen e sotme në media qarkulloi një lajm se prej disa ditësh ishin shtuar masat e sigurisë për mbrojtjen e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, që po sipas të njëjtit informacion ka filluar që të lëvizë me makinë të blinduar dhe se pranë shtëpisë ku banon janë shtuar forcat e policisë.

Nisur nga interesi i lartë publik, “5Pyetjet.al” iu drejtua për të pyetur kreun e SPAK-ut, zotin Dumani nëse ka pasur kërcënim konkret. Zyra e shtypit nuk e pohoi, por as nuk e mohoi duke deklaruar se mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara.

Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara” tha prokuroria për “5Pyetjet.al”.

Përgjigja e SPAK-ut për “5Pyetjet.al”

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani për momentin ka në dorë disa dosje të “nxehta”. Ai është në krye të hetimit të dosjes “Plumbi i Artë”, “Metamorfoza”, ku janë arrestuar biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita. Gjithashtu drejton hetimet edhe për tenderat korruptivë mes tyre, dosja e sterilizimit, inceneratorët, etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit