Sekuestrohen 1 kg e 52 gramë kokainë në Tiranë, arrestohen tre persona në kuadër të operacionit të koduar “Tre yjet” nisur nga stampimi që kishte pakoja me lëndë narkotike.
Gjithashtu janë sekuestruar 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë. Të arrestuarit janë Robert Domi 30 vjeç dhe Andrea Dema 24 vjeç banues në Shijak dhe Genis Mustafa 27 vjeç banues në Tiranë.
Sipas policisë në rrugën “Vangjush Furrxhi”u lokalizua një makinë me drejtues Genis Mustafën dhe pasagjerë Domin dhe Demën. Gjatë kontrollit në makina u gjet droga.
Po sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin kokainën dhe e shpërndanin disa rrjete në rrugën “Myslym Shyri” ku ndodhet edhe drejtoria e Policisë Tiranë, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.