Një 60-vjeçar ahqiptar është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke shpërndarë drogë pranë një lokali në Punta Marina, raportojnë mediat e huaja.
Oficerët e policisë kanë vënë re burrin duke shkëmbyer dy doza kokainë me një blerës italian, i cili gjithashtu është arrestuar. Atij i janë gjetur 200 euro kesh dhe dy doza të tjera.
Gjatë kontrollit në banesën e tij policia sekuestroi edhe 400 euro të tjera kesh, një peshore precize, dy doza kokainë dhe një plumb të kalibrit 38.