-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Duhen ura dhe jo mure për rindërtimin e opozitës

Kryesoret

Demokratet prej dy vitesh i kerkojnë trupes së tyre politike pergjegjshmeri e cila nuk po vjen. PD prej kohesh kerkon një minimum për të filluar ringritjen. Ai është bashkimi themeli nga ku duhet të ngrihet struktura e re e saj, modernizimi dhe hapesira për të thithur nevojat e shoqerisë dhe perfaqsuesit e saj. Shoqeria po pret PD-në. Nuk shkon shoqeria te PD per interesa personale te disa individeve.

Nuk i ka shoqeria borxh PD-së. Nderkohe perspektiva e Shqiperise kerkon ura dhe jo mure per rindertimin e opozites. Ajo ka nevoje dialektike per të ruajtur e thelluar standartet demokratike, zhvillimin ekonomik, e triumfin e drejtësisë kunder korrupsionit. Por tek qëndrat vendimarrjes opozitare zhvillohen ngjarje komike e dramatike natyra e të cilave e ul edhe më peshen e “PD-ve”në sytë e shqipëtarve.

Diku një bunker i vockel si furrik, pak me tej një më i madh po gatiten ti vertiten njëri tjetrit duke harruar betejen me pushtetin si dhe  nevojen për të rishpikur fabulen motivuese e fituese. Ata duke injoruar thirrjet e vazhdueshme të opinionit publik, të zërave të arsyeshem, të mbeshtetetsve por edhe të pjeses më të madhe të grupit të parlamentar per unfikim strategjishe dhe perpjekjesh në beteje me qeverinë shohin veç menderen e tyre.

Por në këtë galop alogjik e vetëshkaterrues edhe ajo rrezikon të mbetet zbluar.Ata  të paktë deri në dhimbje e gaztorë në zell që po tentojnë të rrembejnë simbolet po aq të tjerë që flasin per një grup të ri parlamentar pertej grupit të PD po shkaterrojnë çdo mundesi per seriozitet në perballjen tonë me kundershtarin duke ndertuar kesisoj qetesinë afatgjatë të Kryeministrit i cili i ndersen kunder njeri tjetri plot argetim e gezim teksa çdo pale e opozites akuzon tjetren si sherbetore e Edi Rames. Pse rendni per të vdekur o të mjere na kujton Homeri!!!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit